Top Channel/ “Tirana Bank”, The Banker dhe Euromoney e vlerësojnë si bankën më të mirë për 2025
09/12/2025 19:58

Tirana Bank ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar. Institucioni është shpallur ‘Bank of the Year in Albania 2025’ nga revista prestigjioze The Banker, pjesë e grupit Financial Times, një nga autoritetet më të njohura në vlerësimin e sektorit bankar global. Ky çmim vjen vetëm pak kohë pasi Tirana Bank u shpall ‘Banka më e Mirë në Shqipëri 2025’ nga Euromoney, duke e bërë këtë një vit të jashtëzakonshëm për bankën. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Londër, ku përfaqësues të lartë të Tirana Bank morën zyrtarisht trofeun. Kjo arritje konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme që një bankë mund të marrë në nivel ndërkombëtar. “Të vlerësohesh nga The Banker është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga një prej autoriteteve më të njohura në sektorin bankar global. Ky çmim na vendos në një nivel krejt tjetër vëmendjeje dhe demonstron që progresi ynë është i matshëm dhe i dallueshëm edhe në arenën ndërkombëtare”, shprehet Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank. The Banker vlerësoi Tirana Bank për performancën e qëndrueshme financiare, transformimin e avancuar digjital, modernizimin e platformave të bankingut dhe përmirësimin e përvojës së klientit. Vlerësim mori edhe ndikimi i institucionit në mbështetjen e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në vend. “Fakti që këtë vit jemi vlerësuar si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker dhe njëkohësisht ‘Banka më e Mirë në Shqipëri’ nga Euromoney, është një tregues i qartë i transformimit që kemi ndërmarrë dhe i profesionalizmit të stafit tonë. Kjo njohje jo vetëm i shton peshë reputacionit tonë, por edhe na motivon të vazhdojmë të rrisim standardet me të cilat operojmë.”, shtoi ai. Me këtë arritje, Tirana Bank forcon më tej pozicionin e saj si një nga institucionet kryesore financiare në Shqipëri dhe synon të vazhdojë rrugëtimin e saj të transformimit dhe rritjes së qëndrueshme.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB