106-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet u përkujtua në një mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga Shoqata Tirana “Nderi i Kombit”, që vetë celebroi 35-vjetorin e krijimit. Në fillim të mbrëmjes, u çel ekspozita me mbi 50 piktura nga artistët më të mirë tiranas, përfshirë dhe këtë krijim të piktorit të madh, Ibrahim Kodra, kuruar nga Adnand Deda.