Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar për pezullimin dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Ervin Muçës, drejtorit të IT-së në policinë e shtetit, i cili dyshohet se kopjoi të dhënat e sistemit “TIMS” pa pasur autorizim. Noka akuzoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla se e kishte emëruar për këtë qëllim Muçën, ndërsa tha se çështja e të dhënave të sistemit “TIMS” duhet të hetohet nga SPAK.