Raporti i përvitshëm i Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë del në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit. Shqipëria rezulton me rënie në këtë indeks, një pikë më pak se vitin e kaluar, duke zbritur nga 36 në 35 pikë. Kosova nga ana tjetër rezulton me përmirësim në luftën kundër këtij fenomeni shqetësuar, e ka një ngritje prej tre pikërisht krahasuar me një vit më parë.