Intervista e fundit e dhënë nga Wanda Nara duket se nuk është “përtypur” aspak mirë nga ish-partneri i saj, Mauro Icardi. Ish-kapiteni i Interit ka folur me një gazetar të njohur argjentinas, me këtë të fundit që i ka bërë publike bisedat me të, kjo me dëshirë të vetë Icardit, i cili gjithashtu është shprehur se nuk do të përmbahet më në deklaratat kundër Wandas.