Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales. Gjatë takimit me banorët, Rama u ndal një moment tek një prej tyre, ku vuri re një detaj… kapelën që mbante një i moshuar me sloganin e Donald Trump “Make America Great Again” (Do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).