Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Kosovës që të mos e humbasë shansin historik për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman. Duke e bërë sa më aktual problemin, nisur edhe nga sulmi i Hamas në Izrael, Rama tha se 23 vite më parë këto dy vende humbën mundësinë të bënin paqe, duke këshilluar Kosovën të mos bëjë të njëjtën gjë.