Nxënës të disa shkollave në Lezhe u bënë bashkë në një aktivitet sensibilizues kundër dhunës dhe përdorimit të armëve. Nxënës dhe përfaqësues të institucioneve u bashkuan për të dërguar mesazhe kundër dhunës dhe përdorimit të armëve përmes muzikës, dramave dhe performancave artistike. Nxënësit pjesëmarrës apeluan që bashkëmoshatarët e tyre të fokusohen te arsimi dhe larg dhunës, duke theksuar se “e ardhmja ndërtohet përmes dijes dhe jo armëve.”