Burrat e Thethit mblidhen si dikur dhe kërcënojnë se se asnjë investitor i huaj nuk do te gezoje qofte edhe nje centimetër toke Mes pakënaqësish per shkak te prishjes se objekteve qe kane ndërtuar pa leje në oborrin e Kishës së Thethit, k është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut ,Kuvendi i Burrave të Shalës. Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur kete te diele për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.