Policia ka dhënë detaje për operacionin e koduar “Cultural Heritage”. Është vënë në pranga një 61-vjecar, i identifikuar si A.K., banues në rrugën Ali Demi në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.