Në njërin prej artuikujve ndoshta më të ashpër deri tani lidhur me vërshimin e emigrantëve drejt shqiptarëve drejt Anglisë këtë vit, dhe më të drejtpërdrejtë në analizimin e shkaqjeve të kësaj ikjeje masive, The Week e tregon që në titull se ku qëndrojnë rrënjët e problemit. “Emigracioni shqiptar dhe eksodi prej një shteti të dështuar”, titullohet shkrimi i medias britanike, që nënvizon kushtet ekonomike si shkakun kryesor të këtij dëshpërimi, por jo vetëm.