Vendimi i papritur i kryeministrit britanik Rishi Sunak për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në 4 korrik, duke shpallur një fushatë 6-javore që mund ta çojë partinë e tij Konservatore drejt humbjes së pushtetit pas 14 vjetësh, ka ngritur shumë pikëpyetje. Mbretëria e Bashkuar sipas Sunak, ka filluar të dalë nga “kriza e kostos së jetesës” që solli rritja e ndjeshme e cmimit të mallrave thelbësore kur Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë.