Top Channel/ The Guardian: Dëbimi me forcë i 700 familjeve shqiptare, përçan qeverinë britanike!
20/11/2025 11:29

Është gjëja e duhur për vendin sipas tij, por sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e ka pranuar edhe vetë se nuk ndihet i qetë me idenë e dëbimit me forcë të familjeve shqiptare sipas planit të ri të sekretares së brendshme për emigracionin, Shabana Mahmood. Ministri i cituar nga The Guardian e pohon se ka menduar që numri i dëbimeve të detyruara do të jetë i ulët sipas modelit të propozuar, i ngjashëm me atë të Danimarkës sepse në arsyetimin e tij, njerëzit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë më shumë stimuj financiarë për t’u kthyer vullnetarisht në vendet e tyre. I pyetur nëse ndihet rehat me një politikë që dhjetëra deputetë laburistë e kundërshtojnë, Streeting u përgjigj: “Sinqerisht? A ndihem rehat? Jo. Por a është kjo gjëja e duhur për vendin? Po.” Në një intervistë për LBC, ai pretendon se Shabana Mahmood thjesht po sigurohet që “ aty ku njerëzit nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, do të dëbohen…por edhe do të mbështeten për t`u zhvendosur..Kështu numri i dëbimeve me force, nga sa pretendon Streeting, duhet të mbetet i ulët”. Komentet e tij, the Guardian i interpreton si shenjë të faktit që e kupton shqetësimin e disa deputetëve laburistë, të cilët kanë paralajmëruar mbi pasojat që mund të ketë dëbimi me forcë i familjeve nëse i refuzojnë stimujt financiarë për t’u kthyer në vendin e tyre. Sipas medias së njohur, Keir Starmer dhe Mahmood sakaq po përballen me kërcënimin e një revolte të brendshme, në një kohë kur krahu i majtë më i moderuar i partisë po shpreh pakënaqësi në rritje lidhur me lidershipin e Laburistëve. The Guardian nuk la pa përmendur edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi Shabana Mahmoodin për “stereotipike etnike” dhe “demagogji të pahijshme”.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB