Belishova, një ndër fshatrat e njohura të Mallakastrës për prodhimin e hershëm të qershive, sot po përballet me një situatë alarmante: qindra pemë janë tharë. Sipas banorëve, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e prodhimit dhe në dëmtimin gradual të pemëve frutore.