Kampionati shqiptarë fillon fazën e tretë këtë fundjavë në këtë fundjavë për kategorinë Superiore me tre ndeshje të ditës së shtunë ku spikat përballja e kampionëve në fuqi të Teutës me Partizanin, dy skuadra larg objektivave dhe formës së paraqitur një vit më parë. Gjithsesi përpara kësaj ndeshjeje në ditën edhe të 76-vjetorit të krijimit të klubit të kuq, trajneri Dritan Mehmeti shprehet optimist për rikthimin e ekipit edhe tek rezultatet.