Një shpërthim rreth orës 21:02 minuta ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientët e sëmurë me COVID-19. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe asistojnë në ndihmën e parë ndaj pacientëve të mbijetuar. Rrethanat mbeten ende të paqarta për arsyet e shpërthimit dhe djegien e spitalit.