Top Channel/ Tetë kafshë në tetë ditë! Një rinoceront shfaqet në Londër, Banksy konfirmon autorësinë
12/08/2024 21:49

Banksy ka zbuluar veprën e tetë të artit në koleksionin e tij me temë kafshësh në Londër, një siluetë të një rinoceronti që duket sikur po ngjitet në majë të një makine. Artisti i rrugës ka postuar vepra arti në Instagramin e tij rreth orës 13:00 çdo ditë që nga e hëna e 5 gushtit. Vepra e tij e parë ishte një dhi dhe u pasua nga silueta elefantësh, majmunësh, një ujku, pelikani dhe një mace, si dhe vepra arti të piranjave, të cilat janë shfaqur të gjitha në vende të ndryshme anembanë Londrës. Dizajni i tij i fundit i grafitit, i vendosur në Westmoor Street në Charlton, është i pozicionuar në anë të një ndërtese dhe është projektuar që të duket sikur kafsha po ngjitet në një makinë të parkuar pranë pronës. Të dielën, artisti i rrugës konfirmoi se ishte pas veprës së artit me piranjat në një kabinë policie, që policia e qytetit tha se do ta zhvendosë në një vend më të sigurt dhe se po shqyrton mundësitë për mos ta dëmtuar veprën. Vepra e gjashtë e artistit, një mace që shtrihej në një billbord reklamash të zbrazët u hoq nga vendndodhja e saj në veriperëndim të Londrës disa orë pasi u zbulua të shtunën. Ajo çmontua nga tre burra të cilët thanë se ishin "punësuar" nga një "kompani kontraktuese" për të hequr tabelat për arsye sigurie. Ndërsa piktura e një ujku në një pajisje satelitore u hoq nga çatia e një ndërtese në jug të Londrës, më pak se një orë pasi u zbulua. Një zëdhënës i Banksy tha për se artisti nuk ka lidhje me zhvendosjen e veprës dhe se nuk ka njohuri për vendodhjen e pajisjes.

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB