Me një diferencë katër ditore nga njëri provim në tjetrin vijon sezoni i maturës shtetërore. Provimi i dytë që po zhvillojnë 34 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë është ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nga ora 10 e kësaj të hëne gjyshja Fedarete Agolli po pret prej 2 orësh e 30 min mbesën e saj të përfundojë provimin. Krisela Prendi e cila ka qenë vetë maturante vitin e kaluar është në ankth se si do të dal shoqja e saj e ngushtë.