Kryeministri Edi Rama njoftoi se në Shpirag po vijojnë testimet e fundit për kërkimin e naftës. Sipas kreut të qeverisë të dhënat e deritanishme janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare. “Miremengjesi dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh në Facebook kryeministri Edi Rama.