Shqiptarët u zgjuan në orët e para të mëngjesit pasi ndjenë një tërmet me magnitudë 4.4 ballë, me epiqendër në Fushë-Krujë. Lëkundjet më së shumti u ndjenë në Shqipërinë e mesme dhe vatra është lokalizuar në Nikël. Ndërsa sizmiologët sqarojnë se nuk ka vend për panik dhe se aktiviteti sizmik vlerësohet i moderuar.