Top Channel/ Tërmeti shkund Japoninë, magnituda 7,5! 30 të plagosur dhe dëme të shumta
09/12/2025 12:20
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 goditi Japoninë në orët e vona të së hënës, duke plagosur të paktën 30 persona dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë, ndërtesa dhe rrjetin energjetik, njoftuan autoritetet japoneze.