Një ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi prefekturën Ishikawa në Japoni është rritur bilanci i viktimave, ndërkohë që vijojnë ende kërkimet për të gjetur të tjerë të mbijetur nën rrënoja. Deri më tani autoritetet raportuan për 55 viktima, ndërsa kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh nisur nga shkatërrimet e ndërtesave. Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime duke përfshirë ushqim, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpia.