Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios. Sipas informacioneve të para nga mediat greke raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale sikurse shihet edhe nga pamjet janë të shumta.