Top Channel/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” Oqeanin Paqësor, evakuohen 1.9 mln banorë! Paralajmërim…
30/07/2025 10:58

Një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonjëherë goditi sot Lindjen e Largët duke shkaktuar cunami deri në katër metra në të gjithë Paqësorin dhe evakuime masive nga Hawaii në Japoni. Epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 119 kilometra në lindje të Petropavlovskit në një thellësi prej 20.7 kilometrash, pranë brigjeve të Kamçatkës, në Rusi. Pas tërmetit, u lëshua një paralajmërim për cunami për Rusinë, Japoninë, Guamin , Haëaiin dhe Alaskën. Epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 119 kilometra në lindje të Petropavlovskit në një thellësi prej 20.7 kilometrash. Autoritetet ruse thanë se një cunam goditi dhe përmbyti qytetin portual të Severo-Kurilsk, ndërsa popullsia prej rreth 2,000 banorësh e fshatit Kamçatka u evakuua. Video e postuara në media tregojnë muret e shtëpive që dridhen fort dhe papushim, ndërsa njerëzit thanë se e kishin gati të pamundur të dilnin prej tyre. Deri më tani raportohet për persona të lënduar, por jo në gjejndje kritike si dhe për dëme të shumta materiale. Zyrtarë në vendet me vijë bregdetare në Paqësor në Amerikën e Veriut dhe të Jugut përfshirë Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Ekuadorin lëshuan paralajmërime për të shmangur plazhet e kërcënuara. Në Japoni, gati dy milionë njerëz u këshilluan të evakuoheshin dhe shumë prej tyre u larguan me makinë ose në këmbë drejt vendeve më të larta. Centrali bërthamor i Fukushimës është evakuuar. Në Haëaii, kryebashkiaku i Honolulusë, Rick Blangiardi, tha se banorët dhe mijëra vizitorë duhet të shkojnë në vende të sigurta në katet e sipërme të ndërtesave. Alarmet për cunami u dërguan në telefonat celularë në Kaliforni, sipas gazetarëve lokalë të AFP-së. "QËNDRONI TË FORTË DHE TË SIGURT!", shkroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në rrjetet sociale.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39