Tërmeti në Turqi përveç se një tragjedi në jetë njerëzore është edhe një goditje e fortë për ekonominë turke. Sipas agjencisë ndërkombëtare Fitch është 4.4 miliardë dollarë dëmi ekonomik pas kësaj tragjedie. Për Shqipërinë, Turqia është partneri më i rëndësishëm tregtar, ndërsa vitin e kaluar ishte importuesi i parë nga ku morëm mallra. Por, një sektor që është mjaft i prekur nga kjo goditje është sidomos industria tekstile. Gati çdo vit vendi ynë importon nga 17 – 19 miliardë lekë mallra në këtë sektor si lëndë të parë, por dhe furnizim për dyqanet. Ekspertët shprehen se frika pas goditjeve të tilla është abuzimi me çmimet