Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat e ndërtesave të shembura, por shpresat po fillojnë të zbehen për gjetjen e më shumë njerëzve të gjallë, ndërsa tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë hyri në ditën e tretë, duke vrarë më shumë se 20 mijë njerëz. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në përditësimin e fundit tha se 16,546 njerëz u vranë në vendin e tij dhe më shumë se 66,000 u plagosën. Në anën siriane të kufirit, janë raportuar 3,577 të vdekur dhe më shumë se 6,300 të plagosur.