Një tërmet i magnitudës 4.9 tronditi sot Firencen në Itali. Mediat vendase shkruajnë se tërmeti ra në orën 5 të mëngjesit, kur njerëzit ishin në gjumë. Mbrojtja Civile bëri të ditur se nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz, megjithatë qindra persona kanë dalë në rrugë të tmerruar.