Në një rrugë dytësore midis Tiranës dhe Durrësit, patrulla e Policisë Rrugore ka konstatuar një drejtues mjeti që keqtrajtonte në mënyrë të tmerrshme një qen. Audi me targa AB147BY u ndalua teksa tërhiqte një qen me zinxhir pas automjetit të tij. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme, ndërsa qeni u dorëzua në shërbimet e specializuara të Bashkisë për mbrojtjen e kafshëve.