Top Channel/ ‘Tërhiqet’ Zelensky: Gati të firmos me Trump!
04/03/2025 19:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të punojë nën “drejtimin e fuqishëm” të presidentit Donald Trump. Ndërsa pranoi se takimi i tij me presidentin Trump “nuk shkoi siç ishte parashikuar”, Zelenskyy theksoi angazhimin e Ukrainës për paqe dhe lavdëroi Trump-in për ndihmën e tij, duke i siguruar Ukrainës armët “Javelin”. “Do të doja të ripërsëris angazhimin e Ukrainës për paqe. Asnjë nga ne nuk dëshiron një luftë të pafundme. Ukraina është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të afruar një paqe të qëndrueshme. Askush nuk e do paqen më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën drejtimin e fuqishëm të Presidentit Trump për të arritur një paqe të qëndrueshme“-shkroi Zelensky në “X”. Ai shtoi se Ukraina është e gatshme të punojë shpejt për të mbyllur luftën, dhe fazat e para mund të përfshijnë çlirimin e të burgosurve, si dhe një armëpushim ajror, duke ndaluar raketat, dronët, bombat mbi infrastrukturën energjetike dhe civile, nëse Rusia do të bëjë të njëjtën gjë. Zelensky gjithashtu theksoi vlerësimin e Ukrainës për ndihmën e Amerikës në ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Ai kujtoi gjithashtu momentin kur Trump ofroi armët Javelin për Ukrainën, duke thënë se ky veprim ishte i rëndësishëm për ndryshimin e situatës. Në lidhje me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo moment dhe në çdo format të përshtatshëm, duke e konsideruar si një hap drejt sigurisë më të madhe dhe garancive të forta të sigurisë.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00