Industria e përpunimit të qumështit kërkoi që pjesë e paketës së re fiskale të bente pjesë dhe heqja e taksave të hirrës dhe kremit të qumëshit, prej të cilave përgatitet bulmeti. Edhe pse një gjë e tillë nuk u miratua një ditë më parë, kjo nuk do të thotë se prodhuesit e mëdhënj të bulmetit nuk do të tentojnë sërisht. Skema që dëmton prodhuesit e qumështit vendas, është lënë menjeanë momentalisht, por tch ka mësyar që ajo do të futet në Paketën e Re Fiskale kësaj herë si propozim I deputetëve. Lobimet e biznesit në kurriz të fermerëve do të kalojnë nga qeveria në parlamet.