Superjahti luksoz “Andromeda”, një nga më të mëdhenjtë në botë, është ankoruar këtë të martë në Portin e Durrësit për furnizim me karburant. Jahti 107 metra i gjatë dhe me një tonazh prej afro 6 mijë tonësh, është në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Milner, investitor i njohur në botën e teknologjisë, i lidhur me emra si Facebook, Twitter, Airbnb dhe Alibaba.