Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07/2025 22:21

Presidenti francez Emanuel Macron ju shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e Bashkuara nga 1 gushti, të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump. Franca ndan të njëjtin mosmiratim shumë të fortë ndaj njoftimit të tarifave, shkroi Macron në rrjetin social X, teksa shton se ky njoftim vjen pas javësh angazhimi intensiv nga Komisioni Europian në negociata me Shtetet e Bashkuara, në bazë të një oferte të fortë të bërë me mirëbesim. "Franca mbështet plotësisht Komisionin Evropian në negociatat, të cilat tani do të intensifikohen, për të arritur një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht, duke reflektuar respektin që partnerët tregtarë si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i detyrohen njëri-tjetrit, me interesat e tyre të përbashkëta dhe zinxhirët e integruar të vlerave, shkruan Macron. Më herët Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, reagoi ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave në masën 30%. Ajo shtoi se BE është e gatshme për një zgjidhje të negociuar, por paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale, nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi. Tarifat e reja të njoftuara nga Trump, nuk prekin vetëm BE-në, por edhe Meksikën. Më herët gjatë javës, presidenti amerikan shpalli tarifat e reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52