Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor të koduar ‘Ndalesa’, në kuadër të të cilit janë vënë nën pranga 2 shtetas. Këta shtetas në bashkëpunim me tre persona të tjerë të cilët janë arrestuar 6 muaj më parë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në një ambient të hapur në fshatin Këllëz.