“Për nderin e punëtorëve dhe për një botë më të mirë, edhe nëse Macronit nuk i pëlqen, ne jemi këtu”: presidenti francez u prit me protesta përpara Universitetit të Amsterdamit, shqetësimi i dytë ky me të cilën u përball shefi i Elizesë gjatë vizitës shtetërore në Holandë. Njëri prej tubuesve vrapoi drejt tij, dhe nuk dihet se cfarë mund të kishte bërë nëse nuk do të ndalohej e të përplasej në tokë prej një efektivi të policisë.