Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij , vetëm se ajo kishte bërë sherr me vjehrrën. Burri I identifikuar si Alfred Llozhi u arrestua nga forcat e komisariatit nr 1 ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtje. Kjo është një ndër shumë episode të dhunës që përfundojnë në dyert e komisariateve. Top Channel mëson se dhuna në familje ka qenë mjaft shqetsuese jvët e fundit. Vetëm këtë korrik në të gjithë vendin janë 207 raste, me 228 autore, nga te cilët 81 arrestuar e ndaluar, 131 në gjendje të lirë dhe 16 në kërkim.