Top Channel/ Tentoi të vrasë ish-presidentin Trump, i akuzuari deklarohet i pafajshëm
30/09/2024 22:51

58-vjeçari Ryan Routh që sipas autoriteteve, kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, përpara se Shërbimi Sekret ta pikaste, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzës për tentativë vrasjeje. I akuzuari Ryan Routh u paraqit në gjykatën federale në West Palm Beach disa ditë pasi u paraqit aktakuza me pesë pika, që lidhej me përpjekjen e dytë për të vrarë Trumpin që nga korriku. Routh hyri në sallën e gjyqit i prangosur dhe i përshëndeti gazetarët e mbledhur për ta ndjekur procesin. Avokatët e tij refuzuan të komentojnë pas seancës. Përpjekja e pretenduar për vrasje u pengua kur një anëtar i Shërbimit Sekret vuri re tytën e pushkës që dilte përtej gardhit të fushës së golfit, ku po luante Trump, sipas autoriteteve. Një agjent qëlloi në drejtim të Routhit, i cili u largua me shpejtësi dhe pastaj u arrestua pranë vendit të ngjarjes. Zyrtarët kanë thënë se Routh nuk qëlloi asnjë plumb dhe nuk e kishte Trump në rrezen e shikimit të tij. Prokurorët kanë thënë se Routh kishte shkruar për planet e tij për ta vrarë Trumpin në një shënim të shkruar me dorë disa muaj para arrestimit të tij më 15 shtator, ku e përshkruante veprimin e tij si një “përpjekje të dështuar për vrasjen e Donald Trump” dhe ofronte 150.000 dollarë për këdo që mund ta “mbaronte punën”. Ky shënim ishte në një kuti që Routh raportohet se e kishte dorëzuar në shtëpinë e një dëshmitari të paidentifikuar disa muaj para arrestimit të tij. Arrestimi i Routhit ndodhi dy muaj pasi Trump u qëllua dhe u plagos në vesh gjatë një përpjekje për vrasje në një tubim fushate në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka pranuar se ka pasur mangësi në sigurinë para atij sulmi, por ka thënë se masat e sigurisë funksionuan siç duhet për të parandaluar një sulm të mundshëm në Florida. Fillimisht, Routh u akuzua vetëm për vepra penale që lidheshin me armët, përpara se prokurorët të ngrinin akuza të tjera më serioze. Akuzat e tjera përfshijnë posedimin e paligjshëm të armës, pavarësisht se ai kishte disa dënime penale, duke përfshirë dy akuza për posedim të mallrave të vjedhura në vitin 2002 në Karolinën e Veriut. Ai gjithashtu akuzohet për posedimin e një arme me numrin serik të fshirë, në kundërshtim me ligjin federal.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB