Një 21-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi tentoi të të trafikonte drejt Francës, një armë zjarri pistoletë. Valmir Ademi, rezident në Francë mbante në makinë të fshehur armën e zjarrit me dy krehra. Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.