Një 28-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Shijak. Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kontrolli i banesës së këtij shtetasi. Në momentin që i riu R. D pa policinë, ai ka fshehur kallashin afër ambienteve të shtëpisë. Gjatë kontrollit të imtësishëm, u gjet arma e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.