Policia franceze qëlloi për vdekje një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit. Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin shkroi në platformën X se “efektivët në Ruan neutralizuan këtë mëngjes një person të armatosur, i cili qartazi po tentonte tw digjte sinagogwn e qytetit”.