Më shumë se 19 vjet heqje lirie ishte dënimi i dhënë për shoferin e kamionit nga Delaware i SHBA, i konsideruar si orkestruesi i komplotit për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit, Gretchen Whitmer: ky është dënimi më i gjatë deri tani për pjesëmarrësit në këtë komplot. Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për 47 vjeçarin Barry Croft Jr., i pandehuri i katërt dhe i fundit në këtë çështje.