Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Mësohet se Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar momentin e ajrimit për të tentuar të kalonte rrethimin e burgut.