Spak ka mbyllur parashtrimin e fakteve në procesin paraprak ndaj ish presidentit Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion në tre raste , pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në një proces maratonë me dyer të mbyllura prokurori Sotir Kllapi kërkoi dërgimin në gjyq themeli të ilir Metës I marrë I pandehur për tre vepra, e po ashtu kërkoi gjykimin e ish deputetes Monika Kryemadhi për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie . për Pirro xhixhon kërkoi gjykimin e tij për korrupsion kurse për Ema Coku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash . ish presidenti Ilir Meta që ishte I pranishëm në gjykatë I hodhi poshtë konstatimet e SPAK . Seanca paraprake që nisi në orën 10 zgjati për shkak të kundërshtimeve mbi konstatimet e prokurorit të cështjes I cili në 29 gusht mbylli hetimet dhe ja dorëzoi pesë të pandheurit gjykatës antikorrupsion.