Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03/2026 23:00

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë Iranin të marrë “kontroll të përhershëm” të Ngushticës së Hormuzit apo të vendosë një sistem taksimi, siç ka kërcënuar Teherani. “Kjo nuk do të lejohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Rubio, duke shtuar se Presidenti Donald Trump ka në dispozicion disa opsione për të parandaluar një skenar të tillë, nëse vendos t’i përdorë ato. Në një intervistë për ABC News, Rubio theksoi se nuk do të zbulojë detaje mbi këto opsione apo taktikat ushtarake. “Këto janë çështje që trajtohen nga Departamenti i Mbrojtjes”, u shpreh ai, duke shtuar se ekziston një plan i zbatueshëm për arritjen e objektivave amerikane. Sipas tij, këto objektiva mund të arrihen “brenda pak javësh, jo muajsh”. Rubio kujtoi se qëllimet e operacionit ushtarak amerikan kundër Iranit përfshijnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të vendit, përfshirë shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të marinës dhe neutralizimin e sistemeve të raketave. “Ne synojmë të godasim bazën e tyre industriale të mbrojtjes, pra aftësinë për të prodhuar raketa dhe dronë në të ardhmen, pasi kjo përbën një kërcënim të madh për rajonin”, tha ai. “Irani që shihni sot është në pikën e tij më të dobët”, shtoi Rubio. Ai paralajmëroi se, pa ndërhyrje, vendi mund të rikthejë shpejt kapacitetet e tij ushtarake. “Imagjinoni pas dy vitesh, me mijëra raketa dhe lëshues të rinj, si dhe fabrika për prodhim të mëtejshëm. Ky është një rrezik i papranueshëm që duhet adresuar”, përfundoi Rubio.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50