Vetëm pak ditë kanë mbetur nga nisja e zbatimit për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS, dhe tensionet në Kosovë kanë filluar të shfaqen. Një automjet u dogj në veri si paralajmërim për ata që ndryshojnë targat, ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, paralajmëroi bllokimin e rrugëve në zonë nëse nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.