Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës për zgjedhjen e kryetarit të komanduar është përfshirë nga tensione këtë të premte. Qytetarët kanë kërkuar që drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi dhe prefekti i qarkut Vangjel Tavo të mos jenë të pranishëm gjatë mbledhjes.