Avokati i muxhahedinëve, Gernc Gjokutaj tha se do të ndërmarrin hapat ligjorë, pas ngjarjes së ndodhur në kampin MEK. Gjokutaj: Këtu ka filluar debati dhe konflikti, nga ana e policisë pretendohet se është përdorur dhunë, në fakt është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Ata kanë kërkuar arsyet që të kontaktojnë, ne kemi ardhur me vonesë, pasi operacioni ishte kryer, nga ana e policisë nuk është lejuar të jemi prezent, në momentin që janë larguar kemi ardhur këtu.