Procesi i shpërndarjes në materialeve zgjedhore në Lushnjë po ecën me ritme të ngadalta. Materialet po shpërndahen me vonesë në 157 qendrat e votimit të bashkisë Lushnjë, pas tensioneve që ka pasur mes mes vetë demokratëve. Një komisioner që përfaqëson koalicionin “Shtëpia e Lirisë” thotë se vonesën e shkaktuan komisionerët e Partisë Demokratike.