Ata që kishin edhe një farë shprese të vogël se në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian të Pragës, Mitsotakis dhe Erdogan do të ulnin tonet, jo vetëm u zhgënjyen, por panë edhe një seri tjetër të retorikës turko-greke. Shenjat e para u dukën qysh me fotografinë familjare, kur njëri shihte drejt perëndimit dhe tjetri drejt lindjes ,pa shkëmbyer as më të voglin vështrim.