Protesta e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij u shoqërua me tensione mbrëmjen e sotme, pas mbërritjes së policisë aty përpara Kryeministrisë. Policia hoqi tendën e ngritur përpara Kryeministrisë, por ata që ishin prezent reaguan me tension, duke pasur përplasje me blutë. Në momentin e mbërritjes, Lapaj dhe një mbështetëse e tij, po konsumonin darkë, kjo ka sjellë edhe më tej tensione. “Edhe bukën na e zunë në grykë… Barbarët!”, shkruan Lapaj, krahas videos që mund ta ndiqni më poshtë.