Dita e parë e punës për kryetarët e tre komunave veriore u përcoll me rezistencën e komunitetit serb. Kur kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci shkoi për të hyrë në objekt u ndez edhe alarmi i sigurisë në ketë komunë. Para objektit qytetarët serbë tentuan të bllokonin futjen e kryetarit brenda objektit. Atë e bënë me gurë dhe gjësende të forta, madje u dëgjuan edhe krisa nga armët e zjarrit.